SPORT

Sot në Çair, Shkëndija e Haraçinës përballet me Bashkimin në hapje të xhiros së 14-të

Pas dy javësh pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, sot rikthehen ndeshjet e Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, raporton tvfesta.mk.

Xhiroja e 14-të e kampionatit do të hapet me përballjen ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit nga Kumanova, e cila do të zhvillohet sot në Çair të Shkupit, me fillim nga ora 13:00.

Kjo ndeshje shënon rikthimin e futbollit vendor pas ndërprerjes dyjavore për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Përballja ndërmjet dy skuadrave shqiptare pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve, ndërsa të dy ekipet do të synojnë rezultat pozitiv në vazhdim të kampionatit.

Ndeshja Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi është dueli i parë i xhiros së 14-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. /tvfesta