LAJME

Gazetarja Leonora Kaliqi nderohet me çmimin prestigjioz “13 Nëntori” në Shkup

Gazetarja dhe publicistja e njohur, Leonora (Nora) Kaliqi, është nderuar me çmimin prestigjioz “13 Nëntori”, një vlerësim për kontributin e saj në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, raporton TVFesta.mk.

Ky vlerësim vjen me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, një datë e rëndësishme historike për kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zekerija Berisha ka ndarë edhe një urim të veçantë për gazetaren dhe publicisten e njohur Leonora Kaliqi, e cila është nderuar me çmimin “13 Nëntori” për kontributin e saj në gazetari dhe publicistikë.

“Urime të veçanta për Leonora (Nora) Kaliqin, gazetaren dhe publicisten e mirënjohur, për çmimin prestigjioz ‘13 Nëntori’. Një vlerësim i merituar për kontributin e saj në gazetari dhe publicistikë!”, ka theksuar Zekerija Berisha.

Çmimi “13 Nëntori” për Leonora Kaliqin përbën një vlerësim të rëndësishëm të punës së saj në gazetari dhe publicistikë, duke vënë në pah kontributin e saj profesional. /tvfesta