Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega në Kumanovë ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media të premten, më 13 nëntor 2026, në orën 13:00, pranë Spitalit të Kumanovës, informon tvfesta.mk
Sipas informacioneve jozyrtare, konferenca pritet të ketë në fokus punësimet në Spitalin e Kumanovës, ku pretendohet se janë punësuar 60 maqedonas dhe asnjë shqiptar.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, BDI – Dega në Kumanovë ka bërë të ditur vendin dhe orën e konferencës, pa specifikuar publikisht temën që do të trajtohet.
Çështja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet publike pritet të jetë një nga temat e diskutimit, nëse konfirmohen informacionet lidhur me punësimet.
Mbetet të shihet se çfarë të dhënash do të prezantojë BDI dhe cili do të jetë qëndrimi i drejtuesve të Spitalit të Kumanovës lidhur me këto pretendime. /tvfesta


