Një grua 54-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në Kumanovë, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i aksidentit, por është gjetur pak më vonë nga policia, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 13:05, në kryqëzimin e rrugëve “Vëllazërim-Bashkim” dhe “Done Bozhinov” në Kumanovë.
Një veturë e tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Kumanovës, e drejtuar nga B.V. (76) nga fshati Staro Nagoriçan, ka goditur V.A. (54) nga Kumanova.
Pas aksidentit, siç informon tvfesta drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por është gjetur brenda një kohe të shkurtër në afërsi të vendit ku kishte ndodhur aksidenti.
Si pasojë e goditjes, 54-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj drejtuesit të automjetit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore. /tvfesta

