Një 27-vjeçar nga fshati Rramanli i Kumanovës është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në trafik është konstatuar se drejtonte automjetin pa patentë shoferi, raporton TVFesta.mk.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është regjistruar më 7 nëntor 2026, rreth orës 23:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë.
Zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte F.M. (27), banor i fshatit Rramanli.
Gjatë kontrollit është konstatuar se 27-vjeçari po drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi, për çka është privuar menjëherë nga liria.
“Me datë 07.11.2026, në orën 23:30, në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria F.M. (27) nga fshati Rramanli, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se drejtonte automjet pa patentë shoferi”, njoftojnë nga policia.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 27-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta

