Një 21-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të sigurimit në një kazino të qytetit, raporton TVFesta.mk.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor 2026, ndërsa arrestimi është realizuar në orën 05:15 të mëngjesit.
Nga policia bëjnë të ditur se personi me inicialet F.A. (21) nga Kumanova dyshohet se ka sulmuar fizikisht N.T. (18), i cili ishte i punësuar si punonjës sigurimi në kazino.
“Me datë 08.11.2026, në orën 05:15, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria F.A. (21) nga Kumanova, pasi në një kazino në qytet ka sulmuar fizikisht N.T. (18), i punësuar si sigurim”, njoftojnë nga policia.
Pas incidentit, 21-vjeçari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Nga SPB Kumanovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta

