Në fshatin Vaksincë, pas përfundimit të segmentit të kanalizimit fekal pranë xhamisë së fshatit, në lagjen e Matrajve, për shkak të konfiguracionit të terrenit, disa familje mbetën pa mundësi kyçjeje, raporton tvfesta.mk.
Sot, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, së bashku me banorët, ishte në terren për të gjetur zgjidhje edhe për këto familje.
Menjëherë pas përfundimit të punimeve aktuale, në bashkëpunim me banorët, do të realizohet një rrjet shtesë kanalizimi përmes përroit, me qëllim zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujërat e zeza.

