Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit mes pusht Shtetëror lokal, diasporës dhe banorëve lokalë, në kuadër të projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të KF Mateçit, informon tvfesta.mk
Në një prononcim për Televizioni Festa lidhur me këtë investim të rëndësishëm për rininë dhe sportin, kreu i komunës vuri në dukje se ky projekt po realizohet përmes një bashkëpunimi të ngushtë me shoqatën e mërgimtarëve „Unë jam Mateçi“.
Kryetari Arifi shprehu falënderimet e tij më të sinqerta për angazhimin e palodhshëm të mërgimtarëve, duke kujtuar se shoqata “Unë jam Mateçi” – ngjashëm me shumë iniciativa të tjera në fshatrat e komunës së Likovës – ka një histori të pasur aktivitetesh humanitare dhe shoqërore në shërbim të qytetarëve.
„Kjo shoqatë, përveç projekteve infrastrukturore, ka dëshmuar solidaritet të lartë ndër vite duke dhuruar autoambulanca për Shtëpinë e Shëndetit në Likovë dhe Spitalin e Qytetit të Kumanovës. Gjithashtu, kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave publike, mbështet familjet në nevojë, subvencionon studentët e dalluar dhe organizon ngjarje tradicionale si takimet e gurbetçarëve dhe ato të Ramazanit,“ – u shpreh Arifi.
as stand
Deri më tani, klubi futbollistik i fshatit Mateç është përballur me mungesën e një hapësire të dedikuar për ushtrime dhe zhvillimin e ndeshjeve zyrtare. Megjithatë, falë vullnetit të përbashkët, ky problem merr zgjidhje përfundimtare.
Partnerët e projektit: Shoqata „Unë jam Mateçi“, KF Mateçi, Komuna e Likovës dhe banorët dashamirës të fshatit.
Qëllimi i projektit: Ndërtimi i stadiumit të ri sipas të gjitha standardeve dhe kushteve të parashikuara për garim në ligën e dytë ose ligën e tretë të futbollit.
Kryetari Arifi u shpreh tejet optimist se punimet do të përfundojnë në një afat të shkurtër kohor, duke i dhënë sportdashësve të rajonit një infrastrukturë moderne për zhvillimin e talentuarve të rinj dhe aktiviteteve sportive.

