Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Kumanovë priti në një vizitë pune Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, informon tvfesta.mk
Njoftimi është bërë i ditur nga Drejtori i Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Kumanovë, Erdi Mehmeti, i cili zhvilloi një takimi dypalësh me ministrin Velkovski për të diskutuar nga afër rreth ecurisë së punës në këtë institucion.
Gjatë takimit u bashkëbisedua mbi funksionimin e përgjithshëm të Qendrës, aktivitetet aktuale që janë në zhvillim e sipër, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballen punonjësit e këtij sektori gjatë përmbushjes së detyrave të tyre të përditshme.
Vizita e ministrit Velkovski në Kumanovë nënvizon përkushtimin për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve sociale për qytetarët e këtij rajoni. /tvfesta

