KUMANOVË

Nesër bllokohen disa rrugë kryesore në qendër të Kumanovës për shkak të garës “Born 2 Run”

Nesër në Kumanovë do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit për shkak të mbajtjes së garës tradicionale “Born 2 Run – Sporti na lidh”.

Kufizim i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve do të ketë në disa pjesë të rrugëve “Goce Dellçev”, “III MUB”, “Zhelezniçka”, “Oktomvriska Revolucija” dhe “Done Bozhinov”.

Organizatorët nga Qendra për Dialog Interkulturor u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullimin e përkohshëm të komunikacionit, me qëllim që gara të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa.

Edicioni i tetë i garës “Born 2 Run” do të mbahet nesër, më 31 tetor, me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Nova Jugosllavija”, ku pjesëmarrësit do të garojnë në shtigjet prej 3 dhe 10 kilometrash.