KUMANOVË

Kumanovë: Arrestohet 45-vjeçari pasi pengoi punonjësit e “Vodovod”-it dhe kanosi policët

Një 45-vjeçar nga Kumanova është arrestuar ditën e djeshme për shkak se ka penguar punonjësit e Ndërmarrjes Publike (NP) “Vodovod” gjatë kryerjes së detyrave të punës, ndërsa më pas ka kanosur edhe punonjësit e policisë, raporton tvfesta.mk.

Më 28.10.2026, në ora 12:00, punonjësit e policisë nga SPB Kumanova kanë privuar nga liria V.T. (45) nga Kumanova, pasi ka penguar punonjësit e NP “Vodovod” gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe ka kanosur me një mjet të fortë punonjësit e policisë që kanë ndërhyrë në vendngjarje, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shtojnë nga policia, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ushtrohet kallëzim përkatës. /tvfesta