jë 41-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi është konstatuar se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me ndalesën aktive të drejtimit, raporton tvfesta.mk
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në trafik.
“Më 25.10.2026, në orën 15:10, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria M.V. (41) nga fshati Pçinjë”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç sqarojnë nga policia, gjatë kontrollit të trafikut rrugor është ndaluar një automjet pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Kumanovës, ku është konstatuar se drejtuesi ka qenë nën efektin e alkoolit, respektivisht i janë matur 2.65 promilë alkool, si dhe ka pasur ndalesë aktive drejtimi.
– Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ushtrohet kallëzimi përkatës, thuhet në kumtesë. /tvfesta

