SPORT

LPFMV: Tikveshi triumfon ndaj Bashkimit, futet fuqishëm në garë për titull

Tikveshi ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Bashkimit me rezultatin 3:1, në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 11-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut (LPFMV).

Heroi i mbrëmjes në Kavadar ishte pa dyshim sulmuesi nga Guinea, Nfanli Sila, i cili dhuroi një paraqitje fantastike. Sila zhbllokoi dhe thelloi epërsinë e vendësve me dy gola të shpejtë në minutat 51’ dhe 55’, ndërsa në minutën e 63-të dhuroi asistimin për golin e tretë të realizuar nga Fali.

Mysafirët nga Kumanova arritën të zbutnin humbjen krejt në fund të takimit përmes Limanit, i cili realizoi në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë triumf, Tikveshi ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe i afrohet rrezikshëm kreut të renditjes, ku Shkëndija e Tetovës prin me 24 pikë, e ndjekur nga Struga Trim Lum me 23 pikë dhe Vardari me 21 pikë.

Rezultatet e plota të Xhiros së 11-të:
E premte:
Sileksi 2 : 0 Shkëndija H.

E shtunë:
Struga T&L 4 : 0 Skopje
Shkëndija T. 0 : 0 Vardari

E diel:
Arsimi 3 : 4 Bregallnica
Tikveshi 3 : 1 Bashkimi