KUMANOVË

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR BLERJEN E RRUGËS NË XHAMINË “KOXHA MEHMED BEU” – TABANOC

Më 19.10.2026 (e hënë), në prezencën e Muftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga fshati Llojan, u nënshkrua marrëveshja për blerjen e rrugës e cila mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Sipërfaqja e kësaj rruge është 529 m², me gjerësi prej 7 metrash, ndërsa vlera e përgjithshme e blerjes është 26.450 euro.
Pagesa për blerjen e kësaj rruge u realizua nga z. Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të xhamisë dhe besimtarëve.
Muftinia e Kumanovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj për Husejn Bajramin, si dhe për anëtarët e familjes Selmani nga fshati Llojan.

Lusim Allahun Fuqiplotë që këtë kontribut ta pranojë si sadaka dhe vepër të mirë, ta shpërblejë Husejn Bajramin me të mira të shumta dhe ta mëshirojë të ndjerin hoxhë Nexhmedin Bajrami.

Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri