KUMANOVË

Dy të rinj të dehur dëmtojnë një lokal pranë Garnizonit, njëri përfundon në urgjencë!

Dy të rinj të moshës 24-vjeçare kanë shkaktuar prishje të rendit dhe qetësisë publike në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë, duke dëmtuar një objekt afarist. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit të policisë, më 18 tetor 2026, rreth orës 02:43, në SPB Kumanovë është raportuar se M.J. (24), nga fshati Reçicë, dhe Zh.M. (24), nga Kumanova, të cilët ndodheshin nën ndikimin e alkoolit, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë dëmtuar një objekt shitjeje në rrugën “Goce Dellçev”.

Gjatë incidentit, M.J. ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Kumanovë për trajtim mjekësor.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.