KUMANOVË

Sulm në grup ndaj disa të miturve në Kumanovë, përdoret edhe mjet metalik

Një incident i dhunshëm është raportuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë, ku disa të mitur dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh të miturish, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe një mjet metalik, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit të policisë, më 18 tetor 2026, në orën 01:40, në SPB Kumanovë, S.J. (41), nga Kumanova, ka denoncuar se djali i saj i mitur, së bashku me shokët e tij, janë sulmuar fizikisht nga një grup tjetër të miturish.

Sipas denoncimit, gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet metalik.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit. /tvfesta