KUMANOVË

Voziste pa patentë, arrestohet 25-vjeçari në Nikushtak

Një 25-vjeçar nga fshati Orllanc është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit të policisë, më 17 tetor 2026, rreth orës 09:10, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë ndaluar në fshatin Nikushtak një automjet të tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i automjetit, J.B. (25), nga fshati Orllanc, po e drejtonte veturën pa poseduar patentë shoferi.

Si pasojë, 25-vjeçari është privuar nga liria, ndërsa nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. /tvfesta