KUMANOVË

Dhunë në familje në Kumanovë: Arrestohet 50-vjeçari pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten

Një rast i dhunës në familje është regjistruar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Kumanovës, ku ka ndërhyrë Policia për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, raporton tvfesta.mk.

Siç njoftohet nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2026, rreth orës 17:00, me ç’rast nëpunësit policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale D.A., 50 vjeç, banues në Kumanovë.

Sipas informacioneve zyrtare, 50-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor ku është ndaluar për procedurë të mëtejshme. Nga policia bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor. / tvfesta.mk