KUMANOVË

Dy persona sulmojnë fizikisht 44-vjeçarin me mjete të forta në rrugën Sredorek

Një incident i dhunshëm është denoncuar ditën e djeshme në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, ku një qytetar është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kanë përdorur edhe mjete të forta, raporton tvfesta.mk

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, më 15 tetor 2026, rreth orës 14:15, personi me iniciale A.D. (44 vjeç) nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 11:30, në rrugën “Sredorek”, është sulmuar fizikisht nga dy persona të identifikuar si A.N. dhe Ç.N., të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe mjete të forta.

Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj sulmuesve do të ngrihen kallëzimet përkatëse. /tvfesta