KUMANOVË

Kumanovë: I mituri godet me telefon në fytyrë bashkëmoshataren e tij

Një rast i dhunës mes të miturve është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kumanovës, ku një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht nga një moshatar i saj, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, më 15 tetor 2026, në orën 15:30, personi me iniciale Gj.R. (41 vjeçe) nga Kumanova ka denoncuar se vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht në lagjen “Pero Çiço”.

Nga policia bëjnë të ditur se sulmuesi po ashtu është një i mitur, i cili e ka goditur vajzën me telefon celular në pjesën e fytyrës.

Organet e rendit informojnë se po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të këtij rasti. /tvfesta