Një automobil i markës “Audi” në pronësi të një banori nga Kumanova është djegur mbrëmë në rrugën “Dragi Shutevski”, raporton tvfesta.mk
– Më 13.10.2026 në orën 22:11 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Dragi Shutevski” në Kumanovë është djegur një automjet i markës “Audi” me targa të Kumanovës, pronë e qytetarit me iniciale LJ.A. nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtohet nga policia, zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë, ndërsa të lënduar nuk ka.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /tvfesta

