Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” nga Shtimja ka triumfuar në edicionin e gjashtë të festivalit ndërkombëtar “Ballkan Fest”, duke u dekoruar me Çmimin Special të Festivalit.
Përveç çmimit special, nga ky ansambël u vlerësuan edhe artistët individualë: Behije Hyseni dhe Altin Saliu si “Dyshja e vallëtarëve më të mirë”, si dhe Rilind Krasniqi si “Këngëtari më i mirë”.




