MAQEDONI

Denoncon se motrën ia morën me BMW, por arrestohet vetë

Tetovë – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në rajonin e Tetovës, ku një 28-vjeçar që denoncoi një aksident përfundoi i arrestuar nga policia.

S.H. nga fshati Lacë raportoi se motra e tij ishte larguar me një automjet BMW dhe se gjatë ndjekjes automjeti kishte goditur veturën e tij Seat.

Megjithatë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes policia konstatoi se ai e drejtonte automjetin pa patentë shoferi, ndaj u arrestua dhe automjeti iu konfiskua.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.