MAQEDONI

Lëndohet në vendin e punës një 48-vjeçar nga Kumanova në kazermen ushtarake “Goce Dellçev” në Shkup

Një 48-vjeçar nga Kumanova ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës në kazermën ushtarake “Goce Dellçev” në Shkup, raporton tvfesta.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të cilës ngjarja është denoncuar më 11 tetor 2026, në orën 15:10 në SPB Shkup nga Institucioni Publik Shëndetësor “Shën Naumi i Ohrit”, ku kumanovari me iniciale B.S. (48 vjeç) është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve zyrtare, personi i lënduar është i punësuar në kazermën ushtarake “Goce Dellçev” në Shkup. Ekipi hetimor nga SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në lëndimin e tij gjatë punës. /tvfesta