KUMANOVË

ShMK Ekonomike “Pero Nakov”: Bashkëpunimi shumëvjeçar vazhdon në shërbim të brezave të rinj!

Bashkëpunimi shumëvjeçar vazhdon në shërbim të brezave të rinj!

Sot, kryetari i Odës së Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Agron Fazliji, njëkohësisht sipërmarrës i Shtëpisë së Modës “Stil”, zhvilloi një takim me drejtoreshën dhe profesorët e shkollës së mesme “Pero Nakov” në Kumanovë, në kuadër të bashkëpunimit me paralelet me mësim në gjuhën shqipe, përcjell Televizioni Festa.

Bashkëpunimi me shkollat profesionale vazhdon, me përkushtim për t’u dhënë nxënësve mundësi të fitojnë përvojë praktike, të zhvillojnë aftësitë dhe të përgatiten për profesionin e tyre.

Çdo ndërmarrje e përgjegjshme që plotëson kushtet për pranimin dhe aftësimin e nxënësve duhet ta ketë parasysh përgjegjësinë morale dhe shoqërore për të kontribuar në edukimin e brezave të rinj.

Falënderim për drejtoreshën dhe profesorët për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Dijen e përcjellim. Zejen e vazhdojmë. Të ardhmen e ndërtojmë së bashku!