Nga data 5 deri më 11 tetor, në kuadër të fushatës ndërkombëtare të ROADPOL “Focus on the Road” (Përqendrohu në rrugë), Ministria e Punëve të Brendshme po zbaton kontrolle të intensifikuara në trafik, të fokusuara ndaj përdorimit të jashtëligjshëm të telefonave celularë, kufjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë ngjarjes së automjeteve, raporton tvfesta.mk
Fushata po realizohet njëkohësisht në 34 shtete evropiane, me qëllim të përbashkët – uljen e rreziqeve të shkaktuara nga shpërqendrimi i vëmendjes dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Dërgimi i mesazheve, bisedat telefonike, kontrollimi i njoftimeve apo përdorimi i rrjeteve sociale gjatë vozitjes e shpërqendrojnë vëmendjen nga rruga. Mjaftojnë vetëm pak sekonda pakujdesi që shoferi të mos e vërejë rrezikun në kohë dhe të mos reagojë si duhet.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të jenë të përgjegjshëm dhe tërësisht të përqendruar në rrugë.
„Mos lejoni që një shikim në ekran të bëhet shkak për një tragjedi në trafik. Ndisni automjetin me kujdes – mbani sytë në rrugë. Telefonin lëreni për më vonë“, apelojnë nga MPB-ja. /tvfesta

