MAQEDONI

Sali: Opozita, Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat e sheh si rritje të votës së VLEN-it, në fakt me këtë ligj rritet numri i shqiptarëve!

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.

Sali ka komentuar bllokimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nga opozita.

“Ne themi kështu, në bazë të ligjit i cili duhet të votohet dhe të jetë aktiv, neve na shtohet një hapësirë shumë e madhe për të bërë punësime të shqiptarëve nga të cilët edhe opozita edhe pozita merr vota. Ky bllokim, kjo pengesë, kjo propagandë se Ligji është shumë i dëmshëm, më vjen keq, por ja që opozita e sheh si rritje të votës së VLEN-it. Në fakt, ne themi rritet numri i shqiptarëve “, deklaroi Sali.