Shkolla fillore komunale “Kiril dhe Metodi” nga fshati Rramanli i Kumanovës ka shënuar një arritje të shkëlqyer në garat komunale të futbollit të madh, duke u renditur në vendin e tretë mes gjithsej 10 shkollave pjesëmarrëse, informon tvfesta.mk
Ekipi i shkollës së fshatit Rramanli bëri një paraqitjeje dinjitoze gjatë të gjithë turneut. Rezultati merr vlerë akoma më të madhe duke pasur parasysh specifikën e këtij edicioni: Shkolla e Rramanlisë u përball me ekipe nga shkolla rivale që numërojnë rreth tri herë më shumë nxënës.
Mësimdhënësi i Edukatës Fizike, Lirim Isufi, dhe drejtori i shkollës, Xhemaledin Aziri, u shprehën mjaft të kënaqur me përkushtimin e nxënësve dhe arritjen e këtij suksesi. Sipas tyre, ky rezultat dëshmon talentin dhe punën e palodhshme, duke e përmbyllur këtë garë mes tri shkollave më të suksesshme të komunës. /tvfesta

