KUMANOVË

Arrestohet një 30-vjeçar nga Kumanova, i gjendet marihuanë në shtëpi

Një 30-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e së premtes, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur lëndë narkotike e llojit marihuanë, informon tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, aksioni është zhvilluar më 2 tetor, rreth orës 20:00.

“Zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale S.D.(30) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.” njoftojnë nga policia.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim dhe lëshim në qarkullim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. /tvfesta