KUMANOVË

Marsh protestues në Sllupçan për ish-krerët e UÇK-së, të premtën Sheshin e Dëshmorit „Beqir Sadiku“

Në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës është paralajmëruar mbajtja e një marshi protestues qytetar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), informon tvfesta.mk

Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet të premten më 2 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në Sheshin e Dëshmorit „Beqir Sadiku“ – Sllupçan.

Përmes këtij marshi, organizatorët kërkojnë drejtësi, dinjitet dhe ruajtjen e kujtesës kombëtare, ndërsa mbahet nën slloganet e porositë kryesore „Jo në emrin tim!“ dhe „Jo në emër të popullit shqiptar“. /tvfesta.mk