KUMANOVË

Disa pjesë të Kumanovës sot, nesër dhe pasnesër pa energji elektrike

Në disa lokacione në Kumanovë sot, nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të punimeve të paralajmëruara në rrjet, informon tvfesta.mk

Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi, sot dhe nesër, nga ora 08:45 deri në orën 14:45, pa energji elektrike do të mbesin rrugët „11 Nëntori“ dhe „Trajko Jovanovski“.

Nesër (e mërkurë), nga ora 07:30 deri në orën 15:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë për banorët e rrugëve „Leninova“, „Pançe Peshev“, „Pelinska“ dhe „Done Bozhinov“.

Siç raporton tvfesta, pasnesër, përsëri do të ketë ndërprerje në rrugët „11 Nëntori“ dhe „Trajko Jovanovski“, nga ora 08:45 deri në orën 14:45.

Gjithashtu pasnesër (e enjte), nga ora 10:30 deri në orën 12:15, pa energji elektrike do të mbesin lagjja Jane Sandanski, fshati Dobroshan së bashku me zonën industriale, lagjja Vera Kotorka, fshatrat Proevcë, Shuplli Kamen dhe Orashac, si dhe lagjja Zelen Rid.

Sipas EVN Maqedoni, këto ndërprerje bëhen për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. /tvfesta