Cardi B ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një gjest të veçantë ndaj shqiptarëve, duke formuar simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.
Superylli amerikan shihet duke bërë simbolin së bashku me grimerin me origjinë shqiptare, Kevi Kodra. Momenti është publikuar nga Kodra në TikTok dhe ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Sipas grimerit, gjatë këtij momenti Cardi B ka shprehur edhe afërsinë e saj me shqiptarët, duke thënë se është rritur mes tyre.
“Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë”, është shprehur ajo.

