Një 46-vjeçare nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga dy persona mbrëmjen e djeshme, brenda një ndërtese të braktisur në qendër të qytetit, informon tvfesta.mk
„Më 10.09.2026, në orën 21:30, në SPB Kumanovë, O.C. (46) nga Kumanova ka denoncuar se në një ndërtesë të braktisur në qendër të Kumanovës është sulmuar fizikisht nga dy persona“, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.
Nga policia bëjnë me dije se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit./tvfesta

