LAJME

Ndahet nga jeta kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës të UÇK-së, Daim Hiseni

Ka ndërruar jetë veterani i luftërave të UÇK-së dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK) në Maqedoninë e Veriut, Daim Hiseni.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe opinionin e gjerë, të cilët e kujtojnë atë si një kontributues të çështjes kombëtare, ish-pjesëtar të UÇK-së në Betejën e Koshares dhe në Zonën e Karadakut gjatë konfliktit të vitit 2001.

Përveç angazhimit të tij të gjatë në krye të shoqatave të dala nga lufta, Daim Hiseni ka qenë i njohur për aktivitetin e tij të palodhur në mbrojtje të vlerave të luftës, si dhe për angazhimin e tij në jetën publike e shoqërore në vend.

“Namazi i xhenazes do të falet pas namazit të ikindisë në Xhaminë e Jahja Pashës, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Kopanicë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.(INA)