SHOWBIZ

Pas konfliktit me Edin, Jozi përfundon në Policinë e Tiranës

olicia e Shqipërisë ka shoqëruar sot këngëtarin Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke e rrahuar Edi Kuçin.

Siç shkruan Tch, bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, transmeton Klankosova.tv.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me sulmin fizik ndaj Edit.