Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se komuna që ai drejton është duke përgatitur dokumentacionin teknik për vendosjen e shenjave të komunikacionit dhe vijëzimeve të bardha në të gjithë territorin e komunës, raporton Televizioni Festa.
Sipas Arifit, dokumentacioni teknik aktualisht është në procedurë, ndërsa në çdo fazë të përgatitjes, përveç projektuesve kompetentë, është e përfshirë drejtpërdrejt edhe Komuna e Likovës.
Qëllimi është evidentimi i çdo mangësie dhe hartimi i një dokumenti përfundimtar sa më cilësor dhe funksional, në shërbim të qytetarëve.
“Bashkë për rrugë më të sigurta dhe komunikacion më të rregullt në të gjithë Likovën!”, ka theksuar Arifi.

