MAQEDONI

Kaltrina Zekolli Shaqiri: Komunat po pajisen me mjete të reja për një shërbim komunal më efikas dhe qytete më të pastra

Sot, bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ministrin e Transportit Aleksandar Nikoloski dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, prezantuam 49 automjete të reja për higjienë komunale, të cilat do t’u dedikohen 11 komunave të vendit, me një investim prej 4.2 milionë euro.

Mjetet e reja do të forcojnë kapacitetet e komunave për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke mundësuar shërbime më cilësore dhe më efikase për qytetarët.

Ky investim realizohet përmes Projektit për lidhjen e rrugëve lokale, me mbështetjen e Bankës Botërore, duke e kthyer mbështetjen ndërkombëtare në investime konkrete që qytetarët i shohin dhe i përjetojnë çdo ditë.

Investojmë në mjete moderne, në komuna më funksionale dhe në një mjedis më të pastër për të gjithë.