KUMANOVË

Mustafi: Ivana Gjeorgjievska dhe pushteti lokal po i mashtrojnë qytetarët e Kumanovës për arsyen e ndërprerjes së seancës!

Ivana Gjeorgjievska dhe pushteti lokal po i mashtrojnë qytetarët e Kumanovës për arsyen e ndërprerjes së seancës!

Kryetarja e Këshillit Komunal, Ivana Gjeorgjievska, po përpiqet t’ua shesë qytetarëve një arsyetim që nuk qëndron.

Seanca nuk u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit. Të gjithë këshilltarët opozitarë ishin të pranishëm dhe të gatshëm për të votuar programet dhe raportet vjetore të shkollave.

Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së këshilltarëve të koalicionit në pushtet.

Pasojat e kësaj papërgjegjësie janë shumë serioze. Për herë të parë në Komunën e Kumanovës po rrezikohet fillimi normal i vitit të ri shkollor për shkollat fillore dhe të mesme.

Nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit nuk duhet të bëhen peng i pazareve dhe papërgjegjësisë politike.

Për këtë situatë duhet të ketë përgjegjësi.
Dorëheqje për këtë tallje me shkollat dhe nxënësit e Kumanovës!

Arsimi nuk është vend për lojëra politike.