KUMANOVË

Zjarrfikësit e Kumanovës me rreth 100 ndërhyrje më pak se vitin e kaluar

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë këtë vit shënon një ulje të ndjeshme të numrit të ndërhyrjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, informon tvfesta.mk

Gjatë muajit gusht, NJTKZ Kumanovë ka realizuar rreth 100 ndërhyrje më pak se në vitin 2025, gjë që sipas komandantit Boris Stankovski i dedikohet para se gjithash motit me reshje dhe tokës me lagështi.

Deri më tani janë regjistruar rreth 70 zjarre, ku pjesa më e madhe e tyre janë në ambiente të hapura, gjegjësisht zjarre në bar dhe kashtë.

“Në krahasim me vitin e kaluar mund të thuhet se këtë vit deri sot kemi diku rreth 100 ndërhyrje më pak për dallim nga viti 2025. Kjo i dedikohet motit me reshje, përkatësisht tokës me lagështi”, thotë Stankovski./tvfesta