Një 36-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar në polici se djali i saj i mitur është sulmuar nga një moshatar i tij.
Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë, më 28.08.2026 në orën 23:15, me inicialet S.J. (36) është raportuar se djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër.
Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

