KUMANOVË

Kumanovë: Helmohet një fëmijë dyvjeçar me helm insektesh, rasti i tretë brenda muajit

Një fëmijë dyvjeçar ka përfunduar mbrëmë në Spitalin e Kumanovës si pasojë e helmimit me insekticid, informon tvfesta.mk

– Më 26.08.2026 në orën 22:22, në SPB Kumanovë është denoncuar nga Spitali Përgjithshëm i Kumanovës se te ata është sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova i helmuar me insekticid, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës bëjnë të ditur se fëmija është në gjendje stabile.

– Bëhet fjalë për një fëmijë dyvjeçar i cili është pranuar te ne në repartin e ORL-së dhe nuk ka erozion. Është në gjendje stabile, me shëndet të mirë dhe me rezultate të rregullta në të gjitha sistemet organike, njoftojnë nga spitali.

Nga policia theksojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ky është rasti i tretë i helmimit të fëmijëve brenda vetëm një muaji në Kumanovë. Më 31 të muajit të kaluar, një fëmijë dyvjeçar përfundoi në spital për shkak të helmimit me tretës ngjyrash (razredrues), ndërsa pa kaluar as dy javë, një tjetër fëmijë dyvjeçar u helmua nga barnat./tvfesta.mk