KUMANOVË

Dhunë familjare në Kumanovë: Tentoi të sulmojë bashkëshorten, rreh djalin e tij të mitur

Një 48-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar djalin e tij të mitur, pasi paraprakisht kishte tentuar të sulmonte bashkëshorten e tij, informon tvfesta.mk

– Më 27.08.2026 në orën 00:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Z.N.(48) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se në shtëpinë familjare në Kumanovë ka tentuar të sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij 48-vjeçare, e më pas ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shton policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.N. do të dorëzohet kallëzimi përkatës./tvfesta.mk