Në terren janë të pranishme ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës, ekipet e Pyjeve Nacionale, komandanti i Stacionit Policor në Mateç, pjesëtarë të policisë, drejtori për menaxhim me kriza, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe banorë të fshatrave përreth.
Të gjitha ekipet po punojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar për vënien e situatës nën kontroll, si dhe për mbrojtjen e banorëve dhe pronave të tyre.
🙏 Falënderojmë të gjitha ekipet dhe qytetarët që po kontribuojnë në përballimin e kësaj situate.

