KUMANOVË

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, drejtpërdrejt nga terreni në Nikushtak

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, aktualisht ndodhet drejtpërdrejt në terren, në fshatin Nikushtak, ku së bashku me ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës dhe ekipet e Pyjeve Nacionale, po koordinon në mënyrë aktive masat dhe aktivitetet për përballimin e zjarrit.

Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, ndërsa gjatë ditës pritet edhe ndërhyrje nga ajri, në varësi të kushteve meteorologjike.

Drejtori Ali nga terreni po e ndjek nga afër situatën dhe po koordinon drejtpërdrejt punën e ekipeve, me qëllim lokalizimin në kohë të zjarrit, parandalimin e përhapjes së tij dhe mbrojtjen e vendbanimeve dhe pronës së qytetarëve.

Qytetarët u bëhet apel për kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente.