KUMANOVË

Nesër realizohet spërkatja kundër mushkonjave në Kumanovë

Spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave është planifikuar të kryhet nesër (e mërkurë) në Kumanovë, duke filluar nga ora 05:00, njoftojnë organet komunale të qytetit të Kumanovës raporton Televizioni FESTA.

Trajtimi do të kryhet në një sipërfaqe prej 1.270 hektarësh dhe do të përfshijë rrjedhat e lumenjve Kumanovka, Likovka dhe Kojnarka, zonat e banuara të Babin Dol-it, Goce Delçev-it dhe Tode Mendol-it, zonën qendrore të qytetit, si dhe zonën përreth impiantit të trajtimit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi” në fshatin Dobrashanë.

Për spërkatjen do të përdoret produkti Aqua Perm-X ​​30-30.

Nga Komuna e Kumanovës u bëjnë thirrje bletarëve që të marrin masat e duhura në kohën e duhur për të mbrojtur kolonitë e tyre të bletëve gjatë procesit të spërkatjes.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e spërkatjes sipas planit, trajtimi do të shtyhet dhe do të kryhet ditën e parë pasuese kur kushtet e motit të jenë të favorshme.