Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka takuar strukturat e partisë VLEN në Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit.
“Pas Kamjanit, me takime vazhduam edhe me strukturat e VLEN në Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit.
Fryma e VLEN po ndjehet në çdo anë, shqiptarët po bashkohen rreth këtij vizioni të përbashkët.
Biseduam për sfidat me të cilat përballen banorët, për nevojën e përfaqësimit dinjitoz dhe për angazhimin tonë të përbashkët drejt ndryshimit dhe zhvillimit. Mikpritja, mbështetja dhe besimi që pamë nga afër në këtë takim janë dëshmi se banorët janë të vendosur për të ecë përpara me energji të re dhe me vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Sali.

