MAQEDONI

ZVKMP, Bekim Sali realizon takim me Ambasadorin e Mbretëris së Bashkuar, Matthew Lawson

Sot zhvillova takim dhe diskutim pune me Ambasadorin e Mbretëris së Bashkuar, Matthew Lawson, ku biseduam për forcimin e partneritetit strategjik, mbështetjen për reformat, qeverisjen e mirë, transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin ekonomik.

Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë ndaj Reform Agenda 2024–2027 dhe procesit të integrimit evropian, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit tonë.

Besoj se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të ndërtojmë institucione më të forta, më efikase dhe më të qëndrueshme për qytetarët tanë.

#EUIntegration #ReformAgenda #NorthMacedonia #UKPartnership