MAQEDONI

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Integrimi evropian është transformim ekonomik me rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, në takimin e zhvilluar me Odën Ekonomike të Maqedonisë, ka theksuar se integrimi evropian i vendit nuk është vetëm politik, por transformim ekonomik që sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

“Integrimi evropian nuk është vetëm politikë – është transformim ekonomik që sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Me mbi 1.3 miliardë euro mbështetje evropiane, Maqedonia e Veriut ka një mundësi reale për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të krijuar më shumë mundësi për sektorin privat.

Mesazhi është i qartë: kush realizon reformat – përfiton më shumë.
Qëllimi ynë nuk është vetëm anëtarësimi, por një ekonomi që arrin standardet evropiane”, ka deklaruar zv/kryeministri Sali.