MAQEDONI

Daut Beqiri: Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, bëmë homazhe në nder të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë që e gëzojmë sot

Sot, me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, bëmë homazhe në nder të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, nderojmë veprën e tyre të pavdekshme. Kujtimi për dëshmorët do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve! 🇦🇱