MAQEDONI

Sh.F.K. “Bajram Shabani” Kumanovë: Urata Ramadani klasa e lV-të ka arritur rezultat të shkëlqyer në garat regjionale në lëndën Shkencat natyrore, duke fituar vendin e dytë dhe duke siguruar kualifikimin për në garat shtetërore

Nxënësja jonë Urata Ramadani klasa e lV-të ka arritur rezultat të shkëlqyer në garat regjionale në lëndën Shkencat natyrore, duke fituar vendin e dytë dhe duke siguruar kualifikimin për në garat shtetërore.

Mirënjohje për mentoren Xhevaire Rrustemi për përkushtimin dhe kontributin e saj në këtë sukses.

Uratës i urojmë shumë suksese në garat shtetërore dhe jemi të bindur se do ta përfaqësojë denjësisht shkollën tonë.